Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka humbur në ndeshjen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke u eliminuar nga garat.
Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituar ndeshjen e parë, por ishte e pafat duke humbur të dytën.
Pejania në raundin e 1/8-tës u ndesh me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, e cila fitoi me ‘waza-ari’ në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kështu, pas kësaj humbje, Loriana eliminohet nga garat, ndërsa ukrainasja në çerekfinale do të ndeshet me italianen Alice Bellandi, e cila mposhti brazilianen Mayra Aguiar.
Vlen të theksohet se në ‘Paris 2024’, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...