Ish trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka pranuar se lajmi që është shkarkuar nga posti i tij të mërkurën e ka bërë “ditën më të keqe të jetës sime”.
Lopetegui drejtoi ‘La Rojan’ në kualifikimet për Kampionatin Botëror me lehtësi dhe hyri në turne si njëri nga favoritët për të ngritur lartë trofuen, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Federata e Futbollit të Spanjës mori vendim për të liruar atë nga detyra pasi lajmi se ka arritur një marrëveshje me Real Madridit për të marrë detyrën pas Kampionatit Botëror u bë publik.
“Dje ishte dita më e keqe e jetës time, që nga vdekja e nënës time, por kjo është dita më e lumtur”, u ka thënë Lopetegui gazetarëve.
“E di se cilit klub po i bashkohem, kërkesat janë madhështore, prandaj ne do të japim të gjitha për të luftuar dhe për të përjetuar historinë me këtë klub dhe për të përmirësuar këtë”
“Sot është dita më e lumtur e jetës time. Unë erdha këtu që kur isha 18 vjeçar me vëllain tim në Castila. U largova nga shtëpia për të qenë në Real Madrid. Kam jetuar dhe kam ngrënë në Madrid”
“Kam plotësisht besnikëri dhe jam plotësisht i qartë në atë se çfarë është besnikëria. Shpresoj që Spanja të ketë një Kampionat Botëror magjik”
Lopetegu e njeh mirë skuadrën madrilene pasi ka luajtur për skuadrën Castilla disa herë si dhe ka drejtuar skuadrën B të klubit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona