Ende jemi në muajin gusht, por Julen Lopetegui është duke e vendosur autoritetin e tij dhe po dëshmon se ai është tani shefi në Real Madrid.
Ai mori një seri vendimesh të dielën, të cilat trajnerë tjerë në pozitën e tij mbase kurrë nuk do të kishin pasur guxim t’i merrnin, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.
Së pari, ai e la talentin e sapo transferuar Vinicius Junior jashtë skuadrës për ndeshjen në udhëtim kundër Gironës, duke e çuar të luajë për Castillën, ekipin B të Realit.
Sa i përket formacionit startues për këtë ndeshje të vlefshme për javën e dytë të La Ligës, ai përsëri e uli në stol portierin Thibaut Courtois dhe portën ia besoi Keylor Navasit, një vendim që i ka habitur disa duke marrë parasysh shumën e parave që Madridi e investoi në belgun gjatë këtij afati kalimtar.
Po ashtu, trajneri spanjoll i la në stol edhe dyshen Raphael Varane dhe Luka Modric, në vend të të cilëve i futi Nachon dhe një mesfushë me tre, Isco, Toni Kroos dhe Casemiro.
Befasia e tretë gjatë këtij takimi erdhi më vonë, kur ai e largoi nga loja Marcelon gjysmë ore para përfundimit.
“Zëvendësimi më habiti, por e respektoj vendimin e trajnerit”, tha mbrojtësi veteran Marcelo, duke shtuar se nuk ka qenë i lënduar apo i papërgatitur fizikisht.
Atëherë, është e qartë se Lopetegui nuk do të ketë frikë të marrë vendime të mëdha dhe ai do ta bëjë atë që ndien se është më e mira për klubin.
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar