Real Madridi do të shkarkoj trajnerin Julen Lopetegui pas ndeshjes së sotme (e martë) në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Viktoria Plzenit.
Lopetegui ka drejtuar skuadrën drejtë një sezoni mjaftë dëshpërues, në të cilin ‘Los Blancos’ kanë thyer rekord negativ duke kaluar 482 minuta pa gjetur rrjetën, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh trajnerësh të profilit të lartë, përfshirë Jose Mourinhon, Antonio Conten dhe Arsene Wengerin, janë përfolur për të qenë pasardhës të spanjollit në Bernabeu. Por, gazetari Frederic Hermel nga ‘RMC Sport’ pretendon se Santiago Solari, trajneri i skuadrës rezervë të klubit, do të marrë detyrën si trajner i përkohshëm.
“Kur dëgjoni liderët duke folur privatisht, nuk ja vlen të mendoni më gjatë rreth një të ardhme të Lopeteguit në Real Madrid”, ka thënë Hermel. “Ai do të shkarkohet”
“Ai është duke u fajësuar qartë për humbje, asgjë tjetër. Ai do të jetë në bankinë mbrëmjen e së martës kundër Plzenit në Ligë të Kampionëve, por normalisht nga e mërkura ose e enjtja, Solari do të emërohet trajner i përkohshëm”
“Ju duhet të gjeni një trajner në treg, këtu ka shumë. Zidane? Është e pamundur. Ne kemi duke folur për Leonardo Jardimin, Roberto Marinez dhe Conten”
“Por, për tani këtu nuk ka ndonjë kandidatë sepse Perez është i bindur nga askush”
Lopetegui ishte shkarkuar nga Spanja në prag të Kampionatit Botëror pasi u zbulua se ka arritur marrëveshje për të zëvendësuar Zinedine Zidanen pas dorëheqjes tronditëse të francezit.
Megjithatë, Real Madridi ka dështuar për të pasur sukses nën udhëheqjen e 52-vjeçarit dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e shtatë në La Liga./arbresh.info/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë