Google ADS

Lopetegui: Perez nuk më shkarkoi mua

12:11 | 23 Shkurt 2019
Arbresh Info

Julen Lopetegui ka pranuar se nuk ka dëgjuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, qysh pas shkarkimit të tij.

Trajneri Lopetegui shpjegon se Perez nuk i kishte thënë atij se ishte shkarkuar, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të tij, ishte drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez që njoftoi për lajmin pas disfatës 5 me 1 në El Clasico.

“Nuk kam folur me Florentinon dhe nuk kam pasur kontakt me të që nga atëherë”, ka thënë fillimisht ish trajneri i ‘Los Blancos’.

“Por, nuk shqetësohem. Ata janë në rrugën e tyre dhe unë jam në të timen”, shton Lopetegui./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme