Trajneri i Sevillës, Julen Lopetegui, thotë se Manchester Unitedi është klubi më i madh në botë, mirëpo beson se Sevilla do t’i mposhtë Djajtë e Kuq në gjysmëfinalen e së dielës në Ligën e Evropës.
Klubi i La Ligës e siguroi përballjen kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me një fitore me rezultat 1:0 kundër kubit anglez, Wolves, të mërkurën.
Yassine Bounou e mbrojti penalltinë e hershme të Raul Jimenezit dhe ai rezultoi të ketë qenë moment vendimtar në ndeshje, pasi që vetëm dy minuta më vonë, Lucas Ocamps e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.
Edhe Manchester Unitedi kishte marrë fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen e së martës dhe tani do t’i presë djemtë e Lopeteguit, që po kërkojnë ta fitojnë për herë të katërt në histori këtë trofe.
“Ne do të luajmë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e ardhshme dhe ata janë klubi më i madh në botë, por ne do të përgatitemi për ta”, ka thënë Lopetegui.
“Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme kundër një klubi historik, ndër më të mirët në histori të sportit, dhe kundër një skuadre që është në formë të mrekullueshme”.
“Ne do ta japim më të mirën nga vetja, siç bëjmë gjithmonë. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër tyre, por ne do të nisemi për në ndeshje me besimin se mund t’i mposhtim”. /Gazeta Express/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...