Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka treguar arsyen pse portieri i ri Thiabaut Courtois nuk po mbron si titullar te Mbretërit.
Courtois u transferua gjatë verës te Real Madridi për një shifër të raportuar prej 35 milionë eurosh, duke realizuar ‘ëndrrën’ e tij.
Megjithatë, portieri belg ende nuk ka arritur të zë vendin e titullarit, pasi në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madridit nuk ishte i pranishëm, ndërsa ndaj Getafes dhe Gironas ishte në bankë.
Lopetegui ka thënë se ka opsione të mira për portën dhe do ta zgjedh cilin është më i miri për çdo ndeshje.
“Nuk është një situatë që është e lehtë për t’u kuptuar, por është e thjeshtë për t’u shpjeguar”, ka thënë fillimisht Lopeteguiu pas fitores 4-1 kundër Girona.
“Unë kam disa opsione të mira në portë dhe nuk ka probleme në atë fushë. Ne do të vendosim se çfarë është më e mira për çdo lojë”.
“Keylor mori sot mundësinë dhe bëri shumë mirë. Ka konkurrencë të madhe dhe kjo na bën më të fortë në repartin e portës”.
“Unë kam disa mendime në mendjen time, por nuk do t’i ndaj me to”, përfundoi trajneri spanjoll./Telegrafi/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok