Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui është sugjeruar te presidenti Florentino Perez si zëvendësues i Zinedine Zidanes në Real Madrid.
Rekomandimi ka ardhur nga lojtarët kryesor të ‘Los Blancos’, të paktën kështu thotë eksperti i futbollit Eduardo Inda, transmeton portali arbresh.info.
“Presidenti ka marr vota nga dy apo tre lojtarë dhe të paktën janë dhënë dy emra, megjithëse kjo mund të jetë e pamundur”, ka thënë fillimisht Inda për ‘El Chiringuito de Jugones’.
“Emri që është dhënë te presidenti nga shumica është Julen Lopetegui”
“Ai do të përshtatej mirë në Real Madrid. Ai ka qenë i afërt me trajnerin gjeneral Jose Angel Sanchez, ka raporte të mira me dhomën e zhveshjes”
Julian Nagelsmanni (Hoffenheim), Max Allegri (Juventus), Mauricio Pochettino (Tottenham), Jurgen Klopp (Liverpool) dhe trajneri i Gjermanisë – Joachim Low janë pesë trajnerët që tashmë kanë refuzuar kampionin evropian./arbresh.info/
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri