Julen Lopetegui është i bindur se Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç do të jenë shumë të lumtur duke luajtur për Real Madridin në sezonin e ri, teksa të dy kroatët janë bërë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit.
Modric ka qenë një lider i rëndësishëm në mesfushën e “Los Blancos” gjatë viteve të fundit, duke i ndihmuar ata në fitimin e tre titujve të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve. Ai, gjithashtu, ka gëzuar një paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës me Kroacinë, duke frymëzuar të tijtë deri në finalen e madhe, ku kanë humbur 4-2 ndaj Francës, dhe duke pretenduar “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i turneut.
Pas largimeve të Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, raportet kanë sugjeruar se lojtarë të tjerë janë të prirur për të kërkuar sfida të reja. Modric ka qenë i lidhur fort me Interin, ndërsa Kovaçiç, i cili tashmë ka deklaruar dëshirën e tij për ta lënë kryeqytetin spanjoll, thuhet se ka tërhequr interes nga Manchester United dhe Tottenham.
Presidenti Florentino Perez tha së fundi se çdo kandidat i mundshëm për Modric do të duhej të përputhej me klauzolën e lirimit të tij, prej 750 milionë eurosh. Edhe trajneri Lopetegui duket i sigurt se do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e Modric dhe Kovacic për sezonin 2018-2019.
“Unë u përgjigja edhe dje, – u tha Lopetegui gazetarëve, kur e pyetën për të ardhmen e Modric. – Presidenti foli me zë të lartë dhe nuk kemi dyshim më të vogël se Modric do të vazhdojë të jetë i lumtur, duke luajtur me ne.
Nuk ka asgjë të re. Nëse kam folur me Modric? Natyrisht, flas me lojtarët e mi, por bisedat mbeten private. Kovacic është stërvitur me shokët e tij të ekipit si zakonisht dhe nuk ka pasur as problemin më të vogël. Jemi të kënaqur që ai është mes nesh. Unë besoj se Modric dhe Kovacic do të jenë shumë të lumtur për të luajtur te Real Madridi”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...