Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalanta-s.
Atalanta triumfon në finalen e parë europiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League.
Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen-in e Xabi Alonso-s, me Ademola Lookman që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.
Lookman zhbllokoi takimin me golin e shënuar në minutën e 12’, teksa në minutën e 26’ po ai gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e italianëve.
Kjo përballje u vulos në minutën e 75’ kur Lookman shënoi golin e tretë personal dhe për ekipin e tij.
3-0 dhe Atalanta i jep fund ecurisë pa humbje të Leverkusen, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bie për herë të parë këtë sezon, pas 51 ndeshjeve pa humbje./ss/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë