Futbollisti meksikan i AEK-ut, Rodolfo Pizarro, i njohur edhe si golashënuesi i parë në historinë e Inter Miami, ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme familjare, kur tezes së tij Elizabeth Thomas Gonzalez i është thyer banesës në qytetin Madero.
Hajdutët e vranë atë në shtëpinë e saj, më pas rrahën burrin e saj dhe qëlluan nënën e Pizarros.
Mediat meksikane raportojnë se hetimi i policisë tregoi se kamerat e vëzhgimit regjistruan hyrjen e paautorizuar të disa personave në shtëpinë e tezes së Pizarros.
Hajdutët mbytën tezën, pastaj kanë rrahur burrin e saj dhe kanë qëlluar dy herë me armë nënën e Pizarros, por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai mbërriti në AEK verën e kaluar nga Inter Miami, ku u lirua pas ardhjes së Lionel Messit.
29 vjeç këtë sezon ka luajtur 19 herë për AEK-un në të gjitha garat, kryesisht nga stoli dhe ka një asistim dhe asnjë gol. /Telegrafi/
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...