Raphael Dwamena u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme ditën e shtunë, kur humbi ndjenjat në fushën e lojës përballë Partizanit.
Ndarja e tij nga jeta ka prekur të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri, që është solidarizuar me këtë ngjarje tragjike.
Dhimbja ka qenë e madhe për të gjithë personat që e njihnin, e këtu nuk bëjnë përjashtim as lojtarët me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes.
Jurgen Goxha ka vendosur ta përjetësojë kujtimi ne Dwamena-s në trupin e tij. Lojtari shqiptar, i cili më parë ka qenë shok skuadre me të te Egnatia, i ka dedikuar një tatuazh në krahun e tij 28-vjeçarit.
“Gjithmonë me ne Rafa”, ka shkruar Goxha në postimin e shpërndarë në “Instagram”, ku ka treguar edhe tatuazhin e bërë në nder të Dwamena-s. /Sport Ekspres/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...