Liverpooli i Shaqirit dhe Cërvena Zvezda, takohen të mërkurën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Eshtë serbi që luan për Australinë dhe Cërvena Zvezdën, Milosh Degenek që ka bërë deklarata fyese ndaj Shaqirit, që shënoi golin e fitores për Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin 2018.
“E kam parë që e ka gojën plot për Zvezdën dhe tifozët serbë. Kjo është punë e tij. Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është”, ka thënë Degenek për mediat serbe të martën.
Shaqiri, që po kalon formë të lartë te Liverpooli, nuk është marrë me klubin serb dhe tifozët e tij.
Për më tepër, ai është shprehur shumë herë krenar me origjinën e tij shqiptare dhe me vendlindjen, Kosovën.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...