Cristiano Ronaldo beson se Mohamed Salah mund ta mposhtë atë dhe Lionel Messin këtë vit në garën për Topin e Artë.
Ronaldo dhe Messi kanë dominuar në garën për këtë çmim që një dekadë deri tani duke fituar nga pesë secili prej tyre, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, gjërat kanë filluar të bëhen pak të mërzitshme tani derisa të gjithë janë në kërkim të një lojtari të ri që mund të fitoj këtë çmim.I fundit që fitoi këtë çmim para Messit dhe Ronaldos ishte ish lojtari i Real Madridit dhe AC Milanit, Kaka. Ai fitoi Topin e Artë në Itali para se karriera e tij të pësoj rënie të dukshme në Spanjë te Real Madridi.
Ai vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë që asnjëherë nuk e ka kuptuar potencialin e tij të plotë.Por, tani duket që Salah është lojtari i tretë që mund të fitoj këtë çmim pas 11 vitesh.
“Mo Salah ka qenë njëri nga zbulimet e këtij viti”, ka thënë Ronaldo me modesti për ‘The Mirror’. “Shpresoj që lëndimi në finalen në Kiev nuk do e mbajë atë jashtë”
“Shumë njerëz flasin rreth betejës Cristiano Ronaldo – Messi, por këtu ka lojtarë të tjerë që kanë shanse për të hyrë në garë [për Topin e Artë]. Egjiptiani është njëri prej tyre”
Mbreti i Egjiptit ka shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve te Liverpooli./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...