Lojtari që i siguroi barazimin Malit të Zi, Mugos: Nuk është rezultat i keq

23:13 | 7 Qershor 2019
Arbresh Info

Kosova siguroi vetëm një pikë kundër Malit të Zi, rezultat që padyshim nuk duhet festuar marrë parasysh performancën tonë.

Mali i Zi arriti të barazojë gjithçka në minutën e 69′ me anë të golit me kokë nga Stefan Mugos, i cili thotë se barazimi për ata nuk është rezultat i keq, transmeton portali arbresh.info.

“Në pjesën e parë ne nuk ishim aq të mirë, por ne nuk i shfrytëzuam disa shanse, më pas ne pranuam gol. Ne ishim më të mirë dhe dolëm në fushë të gatshëm për gjithçka. Më vjen keq që nuk morëm tri pikë”, thotë Mugosa pas ndeshjes

“As nuk është rezultat i keq, mbi të gjitha. Ne tani duhet të rikuperohemi për ndeshjen ndaj Republikës Çeke dhe do të përpiqemi për të marrë diçka më shumë”, shtoi ai.

Takimi i ardhshëm i Malit të Zi zhvillohet në stadiumin Andruv të hënën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme