Google ADS

Lojtari luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos

12:36 | 20 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një episod vërtet i rrallë ka ndodhur në sfidën mes Athletic Bilbaos dhe Huescas që luajt të premten dhe u mbyll me suksesi 2:0 të skuadrës baske.

Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep.

Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor. Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi aparatin telefonik arbitrit të katërt.

Fati e deshi që Pulido, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, të merrte të verdhën e dytë në fundin e ndeshjes.

Ishte minuta e 86-të, ndeshja nuk ishte zhbllokuar akoma, Pulido shkaktoi penallti dhe u largua para kohe nga fusha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme