Google ADS

Lojtari i Trepçës ’89, Bleon Sekiraqa: Ndaj Dritës duhet të japim maksimumin, shpresoj se deri në fund të kampionatit do ta shmangim këtë situatë në të cilën gjendemi

20:03 | 7 Prill 2023
Diellza Gashi

Klubi futbollistik Trepça ’89 po kalon në formë të luhatshme këtë sezon në Superligë duke bërë që të rrezikojnë edhe rënien nga Superliga.Trepça ’89 aktualisht ndodhet në pozitën e 8’të e cila dërgon në barazh për të mbetur në ligën elitare të Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica ndeshjen e kaluar u mposht me rezultat 4-1 nga Prishtina duke shtuar presionin para ndeshjes ndaj një tjetër kundërshtari të vështirë në xhiron e ardhshme ndaj Dritës. Lojtari i “Trepçës ’89”, Bleon Sekiraqa ka folur për sezonin që skuadra po kalon dhe para ndeshjes ndaj Dritës thotë se presin rezultat pozitiv ndaj tyre.

“Duke e ditur që Drita është një nga kundërshtarët më të fortë në Superligë, duhet të japim maksimumin që të nxjerrim një rezultat pozitiv kundër tyre. Kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim dhe shpresoj që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje“, tha fillimisht ai“Shpresoj se deri në fund të kampionatit do ta shmangim këtë situatë në të cilën gjendemi për momentin. Na mbetet të japim edhe më shumë nga vetja, sepse besoj se e meritojmë që të qëndrojmë në Superligë“, shtoi Sekiraqa për ‘GazetaBlic Sport‘.

Trepça ’89 është një nga skuadrat që pëson më së shumti në Superligë dhe për këtë Sekiraqa tha se po punohet shumë.“Mendoj se stafi i trajnerëve po punon shumë në aspektin defansiv dhe ofansiv. Mendoj se nëse përmirësohemi si skuadër edhe në aspektin defansiv, do të kemi shumë më shumë pikë në tabelë“, përfundoi Bleon Sekiraqa.

Të ngjashme