Google ADS

Lojtari i Skënderbeut i ndodh tragjedi familjare, humbet ndeshjen kundër Flamurtarit

20:23 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mesfushori Bakari Nimaga është detyruar të udhëtojë me urgjencë drejt vendlindjes për shkak të një tragjedie familjare.

Futbollisti nga Mali ka humbur të motrën dhe për këtë motiv është nisur gjatë ditës së sotme për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të shtrenjtë dhe për të qëndruar pranë familjes së tij.

Ai do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e Dajës në një ndeshje delikate si ajo kundër Flamurtarit që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 17:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme