Nikola Vlasic ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes me kombëtaren e Kroacisë dhe është detyruar të largohet nga kampi i kombëtares kroate.
Pas kësaj ai pritet t’i humbas dy ndeshjet e ardhshme të Kroacisë në grupin B, shkruan Arbresh.info.
Ndeshjet që do t’i humb Vlasici janë ajo mes Shqipërisë nesër nga ora 15:00 dhe ndaj Italisë me datë 24 qershor.
Në njoftimin e lëshuar nga Kroacia bëhet e ditur se ai është nënshkruar një ekzaminimi me rezonancë magnetike.
Teksa trajneri Dalic ka marrë vendim që ai të largohet nga kombëtarja.
#Croatia international Nikola Vlašić will leave the national team basecamp and miss the rest of the #EURO2024 due to a muscle injury.
“Nikola invested a lot of effort to help the team at the EURO 2024, and he is an integral part of the squad. Unfortunately, this second injury… pic.twitter.com/E9uiA8GdL3
— HNS (@HNS_CFF) June 18, 2024
“Vlasic ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe sot iu nënshtrua një ekzaminimi me rezonancë magnetike me doktorin Sasha Jankoviq, i cili zbuloi një këputje të lehtë të muskujve”.
“Trajneri Zlatko Dalic, në marrëveshje me Vlasicin dhe shërbimin mjekësor, ka marrë vendim që Nikola të largohet nga kampi i Kombëtares, pasi lëndimi i tij nuk e lejon të garojë për ndeshjet e Euros”, thuhet në njoftimin zyrtar të faqes zyrtare të Kroacisë.
Vlasic me kroatët ka 56 ndeshje ku ka shënuar tetë gola e dhuruar tre asistime.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...