Juventus ka njoftuar se mbrojtësi 25-vjeçar Daniele Rugani ka testuar pozitiv për koronavirus.
“Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të planifikuar nga rregulloret, duke përfshirë një kontroll për të gjithë ata që kishin kontakte me të”, tha klubi në një deklaratë të shkurtër të botuar të mërkurën në mbrëmje, transmeton portali arbresh.info.
Seria A është pezulluar deri më 3 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Itali.
Ndeshja e radhës e Juventusit është në 17 Mars kundër Olympique Lyonnais në Ligën e Kampionëve./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj