Lojtari bullgar pinë birrë në fushë dhe shënon gol në minutën e fundit (VIDEO)

17:37 | 7 Qershor 2017
Arbresh Info

Pasi kishte pirë të gjithë kanaqen me birrë të hedhur në fushë, mbrojtësi i Vereyas Ivan Bandalosvi ishte vendimtar në ndeshjen e së dielës në kuadër të ligës belge kundër Levski Sofias duke i siguruar barazimin skuadrës së tij.

Në minutën e 29′ të ndeshjes së play-off’it në Bullgari ndërmjet Vereyas dhe Levski Sofias, ndeshja u ndërpre pasi një birrë ishte hedhur në fushë afër topit, transmeton portali arbresh.info.

ce34693459375c8edc2a86527e627c8e

Besoni apo jo, Ivan Bandalovski, mbrojtësi bullgar i Vereyas, kapi me dorën birrën dhe e piu pjesën e mbetur para se ta gjuante atë.

Alkooli i absorbuar nuk ndryshoi performancën e Ivan Bandalosvkit, pasi ai shënoi golin e barazimit për 1 me 1 në minutat shtesë. Në goditjen e fundit nga këndi, bulgari ishte në pozitën e duhur duke shënuar golin vendimtar.

Sidoqoftë, skuadra e tij ishte e pafat në fund pasi pësoi humbje në penalti duke u mposhtur me rezultat 9 me 8./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme