La Gazzetta Dello Sport, gazeta sportive e njohur italiane, ka publikuar sot të gjitha rrogat e skuadrave të Serisë A për sezonin 2017-2018.
Sigurisht që në mesin e tyre janë edhe ato të lojtarëve shqiptarë që luajnë në këtë kampionat.
Ajo që bie në sy është se asnjë nga futbollistët nuk arrijnë ta kalojë shifrën e 1 milion eurove për pagë në këtë sezon.
Futbollistët më të paguar me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (nuk llogariten bonuset).
Pas tyre vjen Thomas Strakosha, i kthyer në titullar te Lazio ku tani përfiton 600 mijë euro në sezon falë kontratës që i zgjat deri në vitin 2022.
Arlind Ajeti do të fitojë 250 mijë euro në sezon te Crotone, i huazuar me të drejtë blerje nga Torino.
Ledian Memushaj do të përfitojë 200 mijë euro te Benevento, ku ka firmosur kontratë për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së saj.
Ndërsa Berat Gjimshiti do të përfitojë 100 mijë euro te Benevento, i huazuar me të drejtë shitje përfundimtare nga Atalanta.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...