Google ADS

Lojtarët e Real Madridit mbeten të bllokuar për pesë orë në aeroport

10:14 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Real Madridi është bllokuar në aeroport për pesë orë duke pritur të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe të fluturojë për në Pamplona, ku do të përballet me Osasunan të shtunën.

Për shkak të dëborës që po godet aktualisht kryeqytetin spanjoll, nuk ka pasur asnjë pistë në dispozicion për avionin që të ngritët.

Los Blancos vendosi të udhëtojë një ditë më herët për të shmangur stuhinë dhe jo në ditën e ndeshjes, të cilën ata zakonisht e kanë bërë këtë sezon.

 

Te Real Madridi janë të zhgënjyer duke pasur parasysh rrethanat që e kanë rrethuar udhëtimin.

Ekipi ka pritur pesë orë që të niset nga pista për të qenë në gjendje të fluturojë për në Pamplona ku do të kalojnë natën përpara ndeshjes së tyre në stadiumin “El Sadar”.

Vetëm pas orës 22:30 pista është shkrirë pista dhe avioni është nisur.


Borë pritet gjithashtu të ketë edhe në Pamplona të shtunën, por Osasuna ka punësuar personel shtesë në rast se do të duhet të heqin borën nga fusha para duelit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme