Lojtarët e Real Madridit nuk dëshirojnë ndryshimet në aspektin menaxherial derisa përflitet se Jose Mourinho mund të jetë zëvendësues i Zinedine Zidanes.
55-vjeçari, i cili menaxhoi ‘Los Blancos’ nga vitit 2010 deri në vitin 2013, ka qenë i ka punë qysh pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të 2018-ës, transmeton portali arbresh.info.
Sezoni i përzier i Madridit, përfshirë këtu disfatën 3 me 0 ndaj Paris Saint Germainit dhe disfatën 1 me 0 ndaj Mallorcas, ka ngjallur raporte që sugjerojnë se Mourinho është duke u përfolur si një zëvendësues i mundshëm.
Bazuar në një raport nga AS, lojtarët e Madridi, veçanërisht ata kryesor, nuk dëshirojnë të shohin rikthimin e portugezit këtë sezon.
Ata janë kundër ndryshimit të trajnerit pas periudhave të shkurta dhe të pasuksesshme të Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit vitin e kaluar.
Raporte të tjera pretendojnë se Mourinho mund të marrë detyrën në Tottenham Hotspur, i cili është duke pasur probleme nën drejtimin e Mauricio Pochettinos./arbresh.info/
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...