25 lojtarët e ekipit të parë të Real Madridit do të testohen nëse janë infektuar me koronavirus në kampin stërvitor në Valdebebas, duke nisur nga e mërkura, 6 maj.
Real Madridi do ta marrë këtë hap pasi qeveria spanjolle vendosi t’i zbusë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
Tani lojtarët kanë të drejtë të fillojnë të stërviten në kampe stërvitore, mirëpo duke i respektuar rregullat për distancim social.
Gjatë shtatë javëve të kaluara në karantinë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk kishte përjetuar simptoma të Covid-19, mirëpo secili prej tyre prapëseprapë do të jetë i detyruar të testohet pasi që La Liga e ka bërë këtë të detyrueshme.
Rasti i vetëm pozitiv në organizatën e Real Madridit deri më tani ka qenë basketbollisti amerikan, Trey Thompkins, i cili bëri që i gjithë klubi të detyrohet të ndërmarrë procedura të ndryshme për dezinfektimin e kampit stërvitor.
Përveç lojtarëve, edhe stafi i trajnerëve dhe stafi josportiv do të testohet gjithashtu.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...