Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke lënë gjurmë edhe në kompeticionet Evropiane.
Ernest Muçi gjeti golin e parë me skuadrën e tij të re Besiktas. Sulmuesi kuqezi zhvilloi një super ndeshje në fitoren 2-0 ndaj Istanbulspor, teksa realizoi golin e dytë dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.
Në kampionatin turk vazhdon të shkëlqejë Rey Manaj, i cili shënoi golin e radhës në takimin Sivasspor-Pendikspor.
Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 të Sivasspor, teksa ky ishte goli i 14-të për Manajn në kampionat.
Edhe Mirlind Daku gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore të Rubin Kazan ndaj Rodina Moscow.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e vetëm në humbjen e skuadrës së tij 4-1.
Në Itali, Kristjan Asllani e nisi ndeshjen startues me Interin sfidën ndaj Lecces së Ramadanit.
Po ashtu nga minuta e parë ishte edhe Ylber Ramadani.
Asllani bëri një paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Interit 4-0, teksa asistoi në golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez.
Nedim Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në sfidën e Sassuolos ndaj Empolit. Bajrami ishte menjëherë protagonist teksa asistoi në golin e dytë të Sassuolos. Në fund triumfoi Empoli me rezultatin 3-2 ku titullar ishte mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.
Edhe Keidi Bare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në sfidën e Espanyol në transfertë ndaj Eibar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, asistoi për golin e barazimit në minutën e 96-të, ndërsa Espanyol realizoi edhe një tjetër gol pas tre minutave duke marrë një fitore të rëndësishme. Keidi Bare ishte titullar përgjatë gjithë ndeshjes duke qenë një ndër më të mirët në këtë sfidë./arbresh.info/
Nis konferenca për demaskimin e korrupsionit organizuar nga ...
Ripërsërit Vuçiq: Nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri