Lojtarët e Feyenoordit shetiten në sheshet e Prishtinës

15:31 | 22 Korrik 2021
KRG

FC Drita sonte luan ndeshjen e radhës në UEFA Conference League.

Klubi kosovar, FC Drita sonte takohet me gjigantin holandez, Feyenoord në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja nis në ora 21:00.

Lojtarët e Feyenoordit dhe stafi i klubit të madh holandez ka shfrytëzuar ditën e ndeshjes për t’u larguar paksa nga hoteli dhe për të shetitur në qendrën e kryeqytetit të Kosovës.

 

Ata kanë publikuar disa fotografi ku shihen duke ecur në sheshet e Prishtinës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme