Të paktën katër lojtarë të Chelseat janë detyruar të futen në karantinë në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike, ka njoftuar klubi londinez.
Chelsea kreu teste për koronavirus në fund të javës së kaluar, para rikthimit në stërvitje, në përputhje me protokollin e Premierligës para fillimit të sezonit të ri 2020/21, i cili nis në fundjavën e 12 shtatorit.
Derisa është e paqartë nëse ndonjëri prej anëtarëve të stafit të trajnerit Frank Lampard ka dalë pozitiv, klubi ka njoftuar se disa futbollistë të tij janë në karantinë tashmë.
“Një numër i lojtarëve tanë po i ndjekin udhëzimet e qeverisë për karantinën, por ne nuk do t’i zbulojmë emrat e tyre”, ka thënë Chelsea në një komunikatë.
Deri tani janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus në 12 klube të Premierligës.
Chelsea do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Brightonin të shtunën, ndërsa sezonin në ligën elitare angleze do ta nisë më 14 shtator po ashtu kundër Brighton. /Gazeta Express/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...