Barcelona dhe lojtarët e saj duket se janë afër të arrijnë një marrëveshje për uljen e pagave.
Pandemia që ka kapluar gjithë botën Covid-19 ka bërë që kampionatet e futbollit të pezullohen për një kohë të papërcaktuar.
Klubet tani kanë humbje të mëdha dhe shumë prej tyre i kanë ulur pagat e futbollistëve në mënyrë që t’i shpëtojnë krizës financiare.
Barcelona kishte kërkuar nga futbollistët e saj të ulnin pagën për 70%, por që kjo kërkesë e klubit ishte refuzuar kategorikisht nga lojtarët.
Kampioni i La Ligas kishte kërkuar nga futbollistët uljen e pagës prej 70% vetëm gjatë kësaj kohe të izolimit në Spanjë.
Kjo kërkesë e bordit të klubit është hedhur poshtë nga futbollistët të cilët nuk pranojnë zbritjen prej 70% të pagës gjatë kësaj kohe.
Lojtarët kanë arritur një marrëveshje mes vete që t’i ulin pagat e tyre për 30% deri në fund të sezonit.
Mundo Deportivo ka raportuar se pasdite bordi i klubit do të marrë vendim ku do të ketë një mbledhje përmes video konferencës.
Mbetet të shihet nëse klubi do të pranojë propozimin e lojtarëve, apo do të vendosë unanimisht për uljen e 70% të pagave gjatë kësaj periudhe të izolimit. /Telegrafi/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...