Udhëheqësi i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike Tokyo do të jap dorëheqje pasi u kritikua që bëri vërejtje “të papërshtatshme” për gratë.
Yoshiro Mori, 83, u citua të thoshte se gratë flasin shumë dhe takimet me shumë drejtoresha të bordeve do të “merrnim shumë kohë”, raporton BBC.
Vërejtjet nisën një stuhi protestash dhe zt Mori kërkoi falje në atë kohë, por tha që nuk do të jepte dorëheqje.
Sidoqoftë, presioni për të dhënë dorëheqje gradualisht është rritur.
Zt Mori, një ish Kryeministër japonez, pritet që të jap dorëheqje zyrtarisht në takimin e komitetit special të premten pas komenteve që bëri javën e kaluar, transmeton arbresh.info.
Shumë sponsor gjithashtu kritikuan komentet duke përfshirë Toyotan, një nga përkrahësit më të madh të Lojërave Olimpike.
Presidenti i Toyotas, Akio Toyoda tha që kompania ishte “zhgënjyer” me vërejtjet.
Të martën, një grup i ligjvënësve femra u veshën në të bardha si protestë kundër vërejtjeve të tij, me disa meshkuj që bënë këtë gjithashtu në shenjë solidariteti.
Sipas mediave lokale, gati 400 njerëz gjithashtu tërhoqën aplikimet e tyre si vullnetar të Lojërave Olimpike, të cilat pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti.
Bordi i komitetit për momentin ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë femra.
Në vitin 2019, komiteti – i cili është përgjegjës për zgjedhjen e atletëve Japonez – i vendosi vetvetes qëllim që të rriste numrin e femrave në bord në 40%.
“Nëse ne e rrisim numrin e femrave si anëtare të bordit, ne duhet të sigurohemi që koha e tyre për të folur është e kufizuar disi, ato kanë probleme të përfundojnë, që është e bezdisshme,” citohet zt Mori të ketë thënë.
“Ne kemi rreth shtatë femra në komitetin organizues, por të gjithë kuptojnë vendin e tyre,” tha ai.
Zt Mori njihet në vend për një mori gafash dhe deklaratash jo diplomatike të bëra ndërsa ishte në detyrë nga 2000 deri 2001.
Ai i tha gazetës japoneze, Mainichi, se anëtaret femra të familjes e kishin kritikuar gjithashtu atë pas komenteve të tij.
“Natën e kaluar, gruaja ime më dha një qortim të plotë. Ajo tha: ‘Ju keni thënë diçka të keqe përsëri apo jo? Unë do të duhet të vuaj përsëri sepse keni kundërshtuar gratë’,” tha ai.
“Këtë mëngjes, vajza dhe mbesa ime më qortuan gjithashtu,” citoi gazeta të ketë thënë ai./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...