Asnjë shoqërim, pa shtrëngime duarsh dhe pa dyshim pa përqafime – kjo është çfarë mund të presin atletët për Lojërat Olimpike Tokyo 2020 këtë verë, sipas rregullores që u lëshua të martën nga organizuesit.
Dokumenti me 33 faqe – i fundit në një seri “libra lojërash” të hartuar në një përpjekje për të siguruar që Lojërat të mund të vazhdojnë në mënyrë të sigurt – gjithashtu paralajmëron atletët që mund të dëbohen nga lojërat nëse shkelin rregullat e rrepta anti-virus.
Nën udhëzime, atletët do të testohen për virus së paku një herë çdo katër ditë, dhe do të ndalohen nga pjesëmarrja nëse konfirmohen me një test pozitiv.
Koha e tyre në Japoni do të “minimizohet për të zvogëluar rrezikun e infeksionit,” dhe ata që do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik pritet të “shmangin forma të panevojshme të kontaktit fizik.”
Organizuesit thanë për AFP të martën që ata ende planifikojnë t’i dhurojnë atletëve rreth 150,000 prezervativë falas, por rregullat e reja i kërkojnë atyre të “zvogëlojnë kontaktin me njerëz të tjerë sa më shumë që munden.”
“Nëse keni qenë më parë në Lojëra, ne e dimë që kjo përvojë do të jetë më ndryshë në shumë mënyra,” paralajmëron libri udhëzues.
“Për të gjithë pjesëmarrësit, do të ketë disa kushte dhe kufizime që do të kërkojnë fleksibilitetin dhe mirëkuptimin tuaj.”
Udhëzimi për atletët dhe ekipet zyrtare është vendosur të rishikohet në Prill dhe përsëri në Qershor, dhe ndjek lëshimin e manualeve për zyrtarët e sportit, mediave dhe transmetuesit javën e kaluar, transmeton arbresh.info.
Dokumenti paraqet detaje të mëtutjeshme mbi testimin e virusit për atletët, me një test negativ të kërkuar 72 orë para udhëtimit në Japoni dhe përsëri menjëherë pas mbërritjes.
Nuk do të ketë izolim për atletët, atyre do tu lejohet të marrin pjesë në kampet stërvitore në Japoni para fillimit të Lojërave, por të gjitha lëvizjet duhet të regjistrohen në mënyrë rigoroze dhe përdorimi i transportit publik i nënshtrohet lejes.
Atletët “nuk duhet të vizitojnë palestrat, zonat e turistëve, dyqanet, restorantet apo baret” dhe mund të shkojnë vetëm në “vendet zyrtare të Lojërave dhe lokacione tjera të limituara”.
Ata gjithashtu këshillohen të përdorin maska gjatë gjithë kohës përveç kur janë duke garuar, ushtruar, ngrënë, fjetur apo jashtë në hapësirë të hapur.
Rregulloret po lëshohen për organizuesit, zyrtarët Olimpik dhe qeveria Japoneze po punon për të ndërtuar besim se Lojërat mund të zhvillohen pavarësisht rrutjes globale të infeksioneve.
Përderisa vaksinimi rekomandohet për atletët, kjo nuk do të jetë një kërkesë për të marrë pjesë në Lojëra.
Mbështetja për mbajtjen e Lojërave mbetet e ulët në Japoni, me rreth 80% e japonezëve që mbështesin anulimin apo shtyerjen – diçka që organizuesit kanë përjashtuar.
Përhapja e rregullave të virusit është lënë në hije nga komentet seksiste të bëra nga shefi i Tokyo 2020, Yoshiro Mori, i cili përballet me thirrje për të dhënë dorëheqje pasi pretendoi se gratë flasin shumë në takime.
Deri më tani, ai ka kërkuar falje por ka refuzuar të jap dorëheqje.
Lojërat pritet të fillojnë në Tokyo në 23 Korrik./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...