Loja me kokë mund të mos ekzistojë në futboll pas 10 apo 15 vjetëve, për shkak të rreziqeve që përbën ajo për shëndetin e futbollistëve, ka thënë ish-ylli i Tottenhamit dhe Anglisë.
Mason, ish-përfaqësues i Anglisë, u detyrua t’i varë këpucët në gozhdë pasi pësoi thyerje në kafkë duke luajtur në një ndeshje për Hull në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.
Një studim i kryer së fundmi ka gjetur se futbollistët kanë tri herë e gjysmë më shumë mundësi të vuajnë nga dementia – sëmundje që shkakton humbje të kujtesës dhe aftësive për të folur, për të menduar dhe për t’i zgjidhur problemet.
“Nuk habitem nëse pas 10 apo 15 vjetëve loja me kokë nuk ekziston në futboll”, tha Mason, tani 29-vjeçar.
“Studimet dhe pika në të cilën po arrijmë, mendoj se do të zbulojmë shumë më shumë gjëra të tjera tronditëse për (lojën me kokë). Mendoj se futbollistët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm sa e rrezikshme është loja me kokë.”
Ai shtoi: “Është shumë shqetësuese. Problemi është se telashet shfaqen më vonë në jetë”.
Shumë ish-futbollistë vuajnë nga sëmundje të ndryshme të trurit për shkak të goditjes së shpeshtë të topit me kokë dhe për shkak të përplasjeve kokë më kokë me kundërshtarin gjatë karrierës së tij.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...