Google ADS

“Loja e Yjeve”: Xhaka e Rashica në autobus lokal të Prishtinës

18:24 | 15 Qershor 2019
Arbresh Info

“Loja e Yjeve” do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Derisa kanë mbetur më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes, yjet si Granit Xhaka, Milot Rashica, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti e shumë figura të tjera edhe në fusha të tjera kanë udhëtuar me autobus lokal të Prishinës, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri i njohur Ismet Munishi ka publikuar disa pamjet gjatë këtij udhëtimi të shkurtër duke thënë gjithashtu se “ky është autobusi më i shtrenjtë në botë”.

Takimi është i nivelit humanitar dhe është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Të ngjashme