Gary Neville beson se çdo gjë po shkon keq për Arsenalin në të njëjtën kohë, por thotë se trajneri Mikel Arteta duhet të fillojë t’i rregullojë gjërat duke e bërë përsëri argëtuese lojën e tij.
Arsenali ka mbetur me vetëm 14 pikë nga 14 ndeshje pas humbjes kundër Evertonit 2:1 të shtunën, duke e regjistruar rekordin më të keq që prej sezonit 1974/75.
Arteta e festoi njëvjetorin e emërimit trajner i Arsenalit me pesë disfata dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.
Në një analizë të lojës së Arsenalit për Sky Sports, Neville tha se topçinjtë bëjnë lojë të mërzitshme për sy dhe këmbënguli se hapi i parë drejt kthimit në binarë është duke i bërë lojtarët ta dashurojnë futbollin përsëri.
“Mendoj se Mikel Arteta duhet ta bëjë një gjë në javët e ardhshme: rezultate mund të mos korrë e as paraqitje të mirë, por duhet t’i bëjë lojtarët të kënaqen në fushë. Në këtë çast, ata nuk po e kënaqen në fushë”, tha Neville.
“Skuadra e Artetës duket solide dhe e qëndrueshme por bën lojë të mërzitshme. Dikur thosha se në Old Trafford mund të fitosh, të humbësh, por kurrë të mërzitesh pse shkove ta shikosh lojë atje”. /Gazeta Express/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet