Google ADS

Lo Celso pritet të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës

13:41 | 23 Shtator 2023
K.B

Skuadra e Barcelonës synon ta transferojë Giovani Lo Celson nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi po mendon transferimin e Lo Celsos, pasi ai ra në sy për Villarealin në La Liga si huazim nga Spurs sezonin e kaluar.

Argjentinasi ka bërë vetëm dy paraqitje për Tottenham deri më tani nën drejtimin e trajnerit të ri Ange Postecoglou.

Lo Celso për Kombëtaren e Argjentinës ka 44 paraqitje./Kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme