Njohësi i futbollit Ardian Llumnica komentoi golin e Xherdan Shaqirit kundër Spanjës.
Llumnica në “Evropiani Special” në Klan Kosova tha se Shaqiri kompensoi boshllëkun e Xhakës i cili mungoi në këtë duel.
“Ky ishte një nga golat më të ‘varfër’ por me rëndësi më të madhe. Lidershipin e Shaqirit e pash që nga tuneli, dhe i ka prijë skuadrës si të ishte qe dhjetë vite kapiten i ekipit. Jam shumë i lumtur që Shaqiri e kompensoi atë boshllëkun e Xhakës që të ketë shqiptar të suksesshëm brenda Kombëtares së Zvicrës”.
“Xherdani është lojtar tipik i kampionateve dhe me Zvicrën e ka dëshmua këtë”.
Llumnica tutje tha se ndëshkimi me karton të kuq i lojtarit të Zvicrës, Remo Freuler, la zbrazëti tek zviceranët.
“Me një lojtar më pak e dimë sa zbrazëti lë në fushë dhe kundër Spanjës e shumë shteteve tjera është me 11 lojtarë vështirë të luash e lë më me një më pak”.
“Suksesi i Kombëtares së Zvicrës vijnë si rezultat i të gjithë lojtarëve të natyralizuar”.
Tutje ky tha se Italia këtë kampionat po mban topin më shumë por ka edhe dëshirë të madhe për të shënuar.
“Italia e këtij kampionati është se tika-takën e spanjollëve e ka profesionalizu, por edhe nuk e zgjatë atë dhe shënon jashtë zone. Kjo Itali e mban topin por dëshiron të vijë sa më shpejt tek goli. Belgjika nuk ka luajtur kundër Italisë si në ndeshjet tjera. Sulmi i Belgjikës ka filluar nga Lukaku, dhe ky i fundit këtë ndeshje ka qenë i markuar me dy lojtarë që ia pamundësojë një lojë të tillë këtë mbrëmje”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...