Llapi është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri në stadiumin e qytetit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndërsa ditëve të fundit ka pasur lajme se Bylbyl Sokoli mund të largohet nga Llapi akoma pa filluar sezonin.
Por, 59 vjeçari deklaroi për RTV Dukagjinin se tashmë janë qartësuar të gjitha mosmarrëveshjet që kishte me drejtuesit e klubit.
“Përgatitjet po shkojnë mirë, jemi në fazën e adaptimit të kushteve për rezultatet që janë në ambiciet tona. Në ekip disa futbollistë kanë ardhur, disa tjerë janë larguar dhe ne po mundohemi që këta që kanë ardhur të adaptohen sa më shpejt sepse është proces i rëndësishëm në formësimin e ekipit”.
Trajneri i njohur tregon edhe synimet e Llapit për sezonin e ri.
“Synimi kryesor është të që skuadra të tregojë lojëra cilësore. Llapi synon të luftojë për pjesën e sipërme të tabelës, katër vendet e para janë synimi ynë”.
Ndërsa trajneri Sokoli u deklarua edhe për raportet me drejtuesit e klubit.
“Synimi im është organizimi i një niveli më të lartë, më shumë profesionalizëm, dinamika e realizimit të punëve të jetë shumë më e shpejt. Kërkesa ime ishte që të organizohet klubi në nivel shumë më të mirë. Këto kanë qenë disa paqartësi që ne i kemi sqaruar dhe unë mendoj se duhet të vazhdojmë me punë intensive cilësore”, deklaroi më tej trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...