Llapi ditën e djeshme ka filluar të angazhohet për sezonin e re, duke vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera me gardianin e portës, Ilir Avdyli.
Teksa gjatë ditës së sotme skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina, ka njoftuar se ka rinovuar kontratën edhe me ‘dirigjentin’ e mesfushës, Besar Musolli, shkruan Arbresh.info.
Musolli dhe Llapi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mesfushori do të jetë pjesë e nënkampionëve të Kosovës edhe për dy vite tjera.
Kështu ka bërë të ditur skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Musolli këtë sezon është paraqitur në 29 ndeshje me skuadrën llapjane ku ka qenë një ndër më të mirët në suksesin e bardhekaltërve.
Teksa është shprehur i lumtur pas rinovimit.
“Normalisht që jam i kënaqur me vazhdimin e kontratës. Ishte sezoni im i parë pas shumë vitesh larg vendlindjes por që mund të them se ishte mjaft i suksesshëm si për mua ashtu edhe për ekipin. Jam pritur mirë dhe jam ambientuar shpejt. Tifozët nuk arritëm t’i shpërblenim me titullin kampion për mbështetjen e tyre të zjarrtë por u premtojmë angazhim maksimal për të korrur sa më shumë suksese në Europa Ligë dhe sezonin vijues të Superligës”, ka thënë Musolli.
Llapi bënë të ditur se klubi i tyre është duke punuar intensivisht në prurje të reja dhe rinovime tjera që të jenë të gatshëm për sezonin e ri.
Kujtojmë se llapjanët do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për Europa League./Arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj