Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Suharekës në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Në minutën e 25-të, Llapi fitoi një penallti të cilën e mori përsipër Blendi Baftiu për ta ekzekutuar.
Portieri mysafir Ozdogan fillimisht e priti atë, por që ajo u përsërit pasi ai kishte kaluar vijën e portës dhe nga tentimi i dytë Baftiu u tregua i saktë për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë Llapi ia doli që ta gjejë sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe me anë të Ahmed Januzit (50′) që shënoi për 2-0 pas asistimit të Elvir Gashijanit.
Pak minuta pa përfunduar takimi, Llapi gjeti edhe golin e tretë me anë të Arbnor Ramadanit që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas javës së shtatë Llapi renditet momentalisht në pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara ndërsa Suhareka renditet e dyta po ashtu me 13 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...