Google ADS

Llapi rikthen gardianin Coric

18:56 | 9 Janar 2025
D.H

Llapi ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me gardianin Marijan Coric.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra llapjane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Coric me Llapin ka nënshkruar kontratë për të qenë pjesë e kalterebardhëve për një vit e gjysmë.

Ai ka mbyllur kontratën me ekipin kroat, NK Istra 1961, për t’u bashkuar me Llapin, që para dy sezonesh e ndihmoi në fitimin e Kupës së Kosovës dy herë radhazi dhe një herë Superkupën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme