Google ADS

Llapi nuk ndalet, e deponon ankesën në FFK

14:29 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Llapi nga Podujeva nuk e ka ndërmend të dorëzohet, por është e vendosur një punës që e kanë filluar t’i shkojnë deri në fund dhe ata që e meritojnë të ndëshkohen sipas rregullores që parasheh.

Llapjanët ka kohë që kanë ngritur zërin për kurdisje dhe sipas tyre kanë fakte të forta, dhe bazë që organet e FFK-së t’i marrin të gjitha masat.  “Njoftojmë tifogrupin ‘Legjendat’’ dhe gjithë dashamirët e KF Llapit që të jenë të durueshëm rreth padrejtësive të shkaktuara ndaj KF Llapit.

Kompeticionet e garave dhe klubet futbollistike garuese në Kosovë funksionojnë duke respektuar Rregulloren për Gara, Propozicionet e Garave dhe Rregulloren Disiplinore, ku mbi bazën e rregulloreve të miratuara nga FFK klubet garuese janë të obliguara të respektojnë në përpikëri rregulloret në mënyrë që të zhvillohen gara korrekte, të drejta dhe kualitative, në të kundërtën i humb kuptimi garimit në kompeticionet e organizuara nga FFK.

Ne si klub jemi të dëmtuar nga klubet të cilat nuk i kanë respektuar rregulloret konkretisht nga klubet të cilat janë të implikuara në trukime dhe me padrejtësi kanë përfituar në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Sot avokati ynë ka deponuar zyrtarisht në FFK, kërkesën që të merren vendimet nga FFK meqenëse përveç provave të video-incizimeve, provave tekstuale të cilat qarkulluan në media së fundmi këtyre provave iu shtuan edhe disa dëshmitar (futbollist) të detyruar për kurdisjen e rezultateve nga klubet përkatëse KF Besa dhe KF Trepça.

KF Llapi kërkon që konform rregulloreve dhe provave FFK të merr vendimin 4 pikësh të deponuar nga avokati i KF Llapit dhe të rishqyrtohet edhe njëhere rasti i Albert Dabiqaj në komitetin ekzekutiv.

Ne tifogrupit ‘Legjendave’ dhe simpatizuesve të KF Llapi iu kërkojmë të jenë të durueshëm duke besuar në marrjen e vendimit sa më të shpejtë që është e mundur nga FFK”, thuhet nga KF Llapi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme