Google ADS

Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin Jose Cobian

18:32 | 13 Qershor 2024
D.H

Pas largimit të Muhamet Hysenit në drejtim të Danimarkës, Llapi gjatë ditës së sotme ka ndërprerë bashkëpunimin me një sulmues tjetër.

Bëhet fjalë për Jose Cobian i cili është larguar edhe zyrtarisht nga klubi llapjan, shkruan Arbresh.info.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Llapi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sulmuesi 25-vjeçar ishte pjesë e Llapit nga vera e kaluar.

Ai ka luajtur gjithsej 25 ndeshje duke asistuar gjashtë herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme