KF Llapi arriti të mposht Fushë Kosovën, në ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Podujevës gjeti golin e parë në minutën e 23-të, ku autor i golit ishte Hamdi Namani, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 0-1 për Llapit.
Ndërsa në minutën e 57-të, Muhamet Hyseni shkundi portën duke e bërë rezultatin në 0-2.
Në minutën e 66-të, Fushë Kosova mbeti me një lojtar më pak, ku Lazare Effa u ndëshkua me karton të kuq .
Në minutën e 68-të, Llapi gjeti edhe golin e tretë, ku autor i golit ishte Ilir Blakqori.
Pas kësaj fitoreje, Llapi i ofrohet liderit të ligës, skuadra e Podujevës gjendet në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e parë me 44 pikë. /Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030