Pas barazimit në ndeshjen e parë Llapi është kthyer te fitorja.
Skuadra nga Podujeva mposhti Dukagjinin me rezultat bindës 3:0, me të tri golat të shënuar në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht shënoi Blakçorri në minutën e 68-të, kurse rezultati u dyfishua në minutën e 78-të me gol të Muhamet Hysenit.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të takimit, e vulosi Trimor Selimi.
Për Llapin, kjo fitore erdhi pas humbjes në xhiron e parë që e pësoi në udhëtim nga skuadra e Dritës, kurse Dukagjini rreshtoi humbjen e dytë pas disfatës që e pësoi javën e shkuar në shtëpi nga Malisheva./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...