Skuadra e Llapit ka fituar ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Antalya të Turqisë ndaj skuadrës Akademija Pandev me rezultat të pastër, 2-0. Golat e fitores erdhën në pjesën e dytë.
Për dhjetë minuta Llapjanët krijuan avantazh prej dy golave (74′, 84′) me anë të Shillovës e Fazliut që u asistuan nga Peposhi e Maliqi.
Goli i parë erdhi pas depërtimit të bukur në zonë nga mbrojtësi i majtë, Ardit Peposhi i cili krosoi në zonë dhe më së miri u gjend aty Alban Shillova i cili me kokë realizoi për 1-0 (74′), përcjell arbresh.info.
Me shënimin e golit të parë Llapi fitoi vetëbesimin e duhur dhe pas saktësisht 10 minutave arriti ta gjej edhe golin e dytë e të qetësisë me anë të Drilon Fazliut i cili u shërbye mjaft mirë në zonë nga e majta, aty ku Adem Maliqi depërtoi në mesin e 4-5 futbollistëve kundërshtarë (84′).
Trajneri Tahir Batatina u dha hapësirë të gjithë futbollistëve, përveç Sh. Shabanit, Hamdiut e Llapashticës që u pushuan për këtë ndeshje.
Llapi nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës kontrolluese ndaj Neftchy Fergana, e cila nis në ora 15:00 sipas kohës lokale në Turqi. / arbresh.info/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...