Llapi dhe Malisheva do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në garat evropiane, pasi të parat janë zhvilluar një javë më parë.
Llapjanët do të kenë një mision të vështirë para vetës pasi synojnë përmbysjen ndaj rivalëve polak Wisla Karkow, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat 2-0.
Rikthimi nuk është i pamundur edhe pse është shumë i vështirë dhe megjithatë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina kërkon mbështetjen e tifozëve për ta bërë një gjë të tillë.
Dueli i Llapit dhe Wisla Krakow është i vlefshëm për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Evropës dhe zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Malisheva ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Budocnostit me rezultat minimal 1-0.
Goli i Etnik Brrutit ishte vendimtar për fitoren e malishevasve të cilët synojnë mos të mposhten në Podgoricë në ndeshjen e kthimit.
Dueli mes Budocnostit dhe Malishevës fillon nga ora 21:00 në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. /Telegrafi
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...