Llapi e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës me rezultat 2-0, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.
Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft mirë pjesën e parë, duke krijuar shanse shënimi.
Nga minutat e kaluara, edhe Gjilani filloi të krijonte rastet, por që kishin njëherë rrjetën e tundur.
Llpai ia doli të shënonte në portën e skuadrës mysafire, mirëpo goli nuk u pranua shkaku që gjyqtari sinjalizoi se topi i harkuar nga rivënia këndore e kishte kaluar vijën fundore.
Në 45 minutat e dytë u pa një angazhim më i madh nga dy skuadrat që synonin të shënonin golin e fitores.
Këtë gjë ia doli ta bënte Llapi që në minutën e 85-të, realizoi përmes Drilon Fazliut për 1-0.
Llapi nuk u dorëzuar deri në fund dhe e shënoi ehde të dytin me anë të Alef Firmino (90+1), me Valmir Veliun që ishte asistuesi.
Me këto dy gola, llapjanët ia dolën të siguronin kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...