Llapi ka arritur të shënoj fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Malishevës në xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e vetëm në sfidë e shënoi Ahmed Jonuzi në minutën e 37-të, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund të ndeshjes sikurse Llapi edhe Malisheva patën raste për shënim por nuk i konkretizuan.
Ilir Avdyli ishte heroi i Llapit në fund të ndeshjes pasi bëri një super pritje për të mbajtur portën të paprekur.
Pas fitores Llapi ka 68 pikë katër më pak se Ballkani lider, kurse Malisheva mbetet e katërta me 53 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan ndaj Ballkanit në stadiumin ‘Zahir Pajazati’./Arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person