Llapi ka siguruar një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 14-të kundër Ballkanit.
Pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me rezultat 0-0, ku pavarësisht disa rasteve nuk pati gola.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe plot pesë gola.
Të parët që kaluan në epërsi ishin suharekasit në minutën e 61-të përmes Nazmi Gripshit.
Por, kundërpërgjigja e llapjanëve ishte e shpejtë, ata arritën të shënojnë 3 gola brenda pesë minutave.
Golin e parë për vendasit e shënoi Alef Firmino në minutën e 72-të.
Ai sërish shënoi pas katër minutash për të kaluar në avantazh, ndërsa menjëherë pas dy minutash Edon Sadriu shënoi edhe golin e tretë për llapjanët.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kushtrim Shabani i cili shënoi në minutën e 88-të për 4-1.
Pas kësaj fitore, Llapi ngjitet në vendin e 4-të me 21 pikë dhe ka tre më pak se Ballkani e cila gjendet në vendin e 3-të./Arbresh.info
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...