Llapi ka arritur të triumfojë me përmbysje 3-2 ndaj skuadrës së Malishevës, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Malisheva ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Oshafi në minutën e 25-të dhe Brruti në minutën e 54-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa për llapjanët Muhamet Hyseni ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të, golin e barazimit Llapi e gjeti në minutën e 92-të.
Kurse për rikthimin e madh u përkujdes Hyseni sërish i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Llapi me këtë fitore ndan kreun së bashku me Ballkanin me nga 16 pikë.
Malisheva pas kësaj humbje gjendet në pozitën e katërt me nëntë pikë./Arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja